Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.
Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.
Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. Ndërko grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Por, policia po heton edhe për një përplasje mes dy grupeve kriminale në këtë zonë, që u pasua me vënien e zjarrit te makinës.
Brenda makinës janë gjetur një armë zjarri tip kallashnikov dhe një karikator me fishekë.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë treguar se kanë dëgjuar plasje fishekësh pas zjarrit që përfshiu makinën.
Makina është me targa greke, YNK 1329. Dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri në afërsi të shinave të trenit.