E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

VIDEO/PD nxjerr emrat: Kush janë zyrtarët e qeverisë që mbështetën Gulf

Pas falimentimit të kompanisë “GULF” demokratët thonë se fshihet një skemë në të cilën janë përfshirë zyrtarë dhe klientë të qeverisë.

Ndërsa me anë të një postimi në “Facebook”, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka shkruar: 

“Lexoj deklaraten e Gjiknurit ndaj fakteve te prezantuara sot nga Partia Demokratike per skemen korruptive te mbeshtetur nga qeveria te skandalit Gulf e nuk gjej pergjigje:Ministri e kish lexuar ligjin kur doli garant per investitorin serioz? Kur doli garant per ruajtjen e tregut? Kur doli garant per cilesine e karburantit? Po investitori serioz kush eshte?”.

Madje postimit të saj Tabaku i ka bashkëngjitur dhe një video të viti 2014 ku shikohet një pjesë nga deklarata e ministrit Gjiknuri, i cili përgëzon dhe inkurajon kompaninë Gulf. 

Ndësa në një dalje për mediat gjatë paradites, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, JoridaTabaku tha se distributori kryesor i GULF-it ka qënë Kompania “Armo” dhe se dëshmi e kësaj lidhje është rritja e sasisë së naftës së prodhuar në vend gjatë vitit 2017.

“Nafta e prodhuar në vend është rritur nga 12.000 ton në 167.000 ton (me një vlerë në treg prej 200 milionë Euro). Kjo tregon se nafta e “ARMO” është hedhur në treg dhe është shitur pamvarësisht cilësisë së ulët të saj. “Gulf” ka qenë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e ARMO-s. Këto dy kompani kanë qënë të lidhura me njëra-tjetrën me klientin e preferuar të qeverisë. Albano Aliko është njëkohësisht pronar dhe i biznesve të tjera me Beson. Njësoj si ARMO që kishte detyrime të papaguara prej 60 milionë Euro dhe “Gulf” operonte me të njëjtën skemë”.

Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë që sipas saj ka heshtur për këtë skandal.

“Shteti nuk na ka dhënë përgjigje shteruese për xhiron vjetore, edhe pse ka nisur fushatë informaliteti për karburantet dhe lojërat e fatit”.

Kompania GULF e ka nisur aktivitetin e saj tregtar në Shqipëri në vitin 2013 nga “Sun Petrolium” dhe në 2014 kjo shoqëri u ble nga një kompani “Offshore” Universal Energy Grup. Hetimet paraprake flasin për një dëm të shkaktuar ndaj privatit dhe shtetit në vlerën e 5 milionë Eurove.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...