Shpëtoi portën duke mos e lejuar topin të futet në të, por mori një goditje të rëndë duke rrezikuar shëndetin e tij. Një futbollist indian në sfidën mes dy skuadrave Goa dhe Pune City në minutën e 61’ ka shmangur në mënyrë spektakolare një top i cili po shkonte drejt rrjetës.
Në një aksion të nisur nga vendasit, sulmuesi Kingfisher godet fort drejt portës për të thelluar akoma më shumë rezultatin, por mbrojtësi mik bën të pamundurën për të evituar topin që po përfundonte në portë.
Në fund ia del mrekullisht për ta nxjerrë jashtë katërkëndëshit, teksa dëmtohet në vendin delikat. Ai qëndroi për disa minuta jashtë fushës dhe për të vijuar lojën pak më vonë, pavarësisht dhimbjeve.
Ndeshja mes Goa dhe Pune City, përveç gjashtë golave të shënuar pasi ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4-2 për vendasit ka pasur edhe një moment që po bën xhiron në gjithë botën.