Policia e Shtetit ka publikua pamjet e aksionin për mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit.
Me anë të një videoje të postuar në “Facebook”, Policia tregon se si u angazhua për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
Postimi i Policisë se Shtetit
Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Qindra forca të Rendit, Qarkullimit Rrugor, të Inteligjencës dhe forcat Speciale siguruan mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit. Të gëzuar për fitoren ? Faleminderit tifozerisë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe qytetarinë e treguar. Telefono Policinë e Shtetit për çdo emergjencë në 112, 24/7!