Pas videos së turpshme, mësohet se policit Berhan Bajrakurtit i është sekuestruar telefoni. Bajrakurti u arrestua pas publikimit në media të disa pamjeve, ku ai shfaqej duke kryer akte të turpshme. Burimet citojnë se është marrë në pyetje drejtoresha e gjimnazit të Gruemirës. Në këtë gjimnaz mëson vajza 15-vjeçare, që sipas denoncimit të së ëmës, është ngacmuar seksualisht nga efektivi. Sot pritet të merren në pyetje dhe mësueset e gjimnazit, si dhe një pjesë e stafit pedagogjik të shkollës ku pretendohet se vajza mëson.
Hetimet përqendrohen në dy pista paralelisht. Burime nga policia nuk përjashtojnë mundësinë se kemi të bëjmë me një kallëzim të rremë, dhe historia të jetë e krijuar, por orët në vijim do zbulojnë më shumë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë po bën hetimin.
Gjithashtu i është sekuestruar telefoni efektivit të policisë, si dhe po bëjnë verifikimet e përmbajtjes që ai mund të ketë në rrjetet sociale.
Video me ‘pullë të kuqe’, dalin pamjet e arrestimit të policit