Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme përballë Universitetit të Sporteve pranë Zogut të Zi në Tirane.
Rreth orës 11:00, një makinë Golf 5 ka përplasur një 50 vjeçar teksa kalonte rrugën.
Menjëherë pas aksidentit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit.
Uniformat blu bëjnë më dije së drejtuesi i automjetit është ndaluar dhe do të mbahet nën vëzhgimin e policisë deri në fundin e ekspertimeve qe do të bëhen për të përcaktuar shkakun e aksidentit.