Loris Karius, i bërë i njohur nga të gjithë në finalen e vjetshme në Ligën e Kampionëve, me gafat e tij ndaj Realit të Madridit, teksa mbronte portën e Liverpulit, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, për fatin e tij të keq, edhe tek ekipi i tij i ri, Besiktas.
Në takimin e sotëm ndaj Sarpsborgut, gjermani pësoi 2 gola në 6 minutat e para. Tek goli i dytë i pësuar, pati një dalje aspak të studiuar dhe kundërshtari e ndëshkoi nga më shumë se 40 metra.