Një video që tregon një burrë të zhveshur duke dalë nga dritarja e një banese është bërë virale në rrjetet sociale. Raportohet se ai kishte shkuar për të vizituar të dashurën, por në shtëpi ishte kthyer burri i saj.
Zgjidhja e vetme për të ishte të dilte nga dritarja e pallatit, duke krijuar një skenë si nëpër filma. Burri shihet tërësisht i zhveshur duke zbritur nëpër parvazet e dritares, por për një moment i shkëputen duart dhe bie. Për fat të mirë, ai ka rënë në një kontejner mbeturinash, duke shpëtuar nga vdekja e sigurt.