Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, pas kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim ka paralajmëruar mbledhjen e Byrosë sot në orën 18:00.
Sipas LSI-së duhet që përjashtohet Edi Rama për fjalorin fyes ndaj shqiptarëve.
Më tej partia Lëvizja Socialiste për Edi Rama foli në Kuvend me një gjuhe prej rrugaçi.
Ja çfarë përmbante kërkesa
Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë dhe në të thuhet: “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën plenare të datës 29 mars, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues e poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju drejtohemi me kërkesën për përjashtimin e tij nga Kuvendi”.
LSI thotë se ky është një rast i përsëritur i Kryeministrit, por e quan të pashembullt krahasimin e bërë në seancën e së enjtes.
“Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i paprecedent dhe shfaqje e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit”, vijon kërkesa e firmosur nga grupi parlamentar i LSI-së.