VIDEO/ Vaksinat anti-Covid ruhen me policë

Një një kohë ku vaksina e shumëpritur tashmë ka arritur, aludimet nëse kjo vaksinë është efektive apo nëse ka apo jo efekte anësore janë nga më të shumta. Deri më tani, vetëm personeli shëndetësor ka kryer vaksinat e para, dhe më pas do vijohet me vaksinimin në shtëpitë e të moshuarve.

Ditën e sotme, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqën pamje nga depot farmaceutike që ndodhen në QSUT dhe tek ISHP, ku ruhen edhe vaksinat kundër Covid-19 dhe jo vetëm.

Manastirliu tregoi se me investimet e reja, tani janë kapacitetet për mbajtjen e 7 milion vaksinave, në temperaturën e nevojshme.

Nga ana tjetër, Rama tregoi se ambjentet ku ndodhen dozat e vaksinave kundër Covid-19, ruhen çdo çast nga forcat policore.

Ai nuk la pa ironizuar edhe faktin se si ishin këto ambjente më përpara investimeve, duke i krahasuar ato me salla kooperative, dhe duke thënë se po të vinin në atë kohë, nuk do të kishin asnjë siguri, por do të ishin vetëm “në dorë të Zotit”.