Pasojat e tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të 26 nëntorit kanë qenë tepër të rënda në mjaft zona në vend, duke shkaktuar edhe viktima.
Tërmeti ka shkaktuar më shumë dëme në Durrës, Tiranë, Thumanë, Lezhë e Laç, duke dëmtuar apo shkatërruar shumë banesa.
Ndërkohë mësohet se tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Shijakut. Banorët janë shprehur të habitur teksa kanë dërguar edhe pamje në redaksinë e lajmeve në Klan Tv.
Por ekspertët nga ana tjetër shprehen se këto çarje janë normale kur kemi të bëjmë me një tërmet si ai i 26-nëntorit.