Aksidenti me helikopter i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant ka tronditur shumë njerëz në mbarë botën.
Menjëherë pas aksidentit në rrjetet sociale filloi të qarkullonte një postim i vitit 2012 në Twitter, ku parashikohej vdekja e basketbollistit në një aksident me helikopter. Mirëpo tashmë një tjetër video po bën bujë në Twitter, teksa edhe një serial vizatimor i transmetuar në vitin 2016 kishte bërë këtë parashikim.
“Legends of Chamberlain Heights” i transmetuar nga “Comedy Central” tregon Kobe Bryant me dy trofe në duar pas përplasjes me helikopterin e tij.
Episodi i këtij filmi vizatimor u quajt “Fundi i ditëve” teksa u shfaq më 16 nëntor të vitit 2016.
https://www.youtube.com/watch?v=QuugtWvJE6I