Video/ Sadiku në histori: Lojtari i parë shqiptar që luan në Kupën Libertadores

Futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku është bërë shqiptari i parë që aktivizohet në Kupën Libertadores.

Sadiku, i cili aktivizohet me skuadrën e Bolivarit në Bolivi, ka debutuar në kompeticionin e njohur amerikano-latin me një fitore të thellë 5-0 ndaj skuadrës së Uonderes të Uruguajit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar në minutën e 69’. Në minutën e 76-të aigoditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent.

Rreth pesë minuta para mbylljes së ndeshjes sulmuesi kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit.

Sadiku tek Bolivari është transferuar me shumë bujë teksa pritet të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës.