E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

VIDEO/Rama mbledh Komitetin e Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë 

Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë live me Komitetin e Ekspertëve shqiptarë dhe ato të Turqisë. Ai tha se kjo konferencë ka qëllim vlerësimin e situatës. Gjatë këtij takimi virtual është diskutuar mbi masat për përballimin e pandemisë së COVID-19.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë i mëshoi fort faktit se është e rëndësishme bashkëpunimi, për të njehsuar qasjet kundër kësaj lufte.

“Faktikisht, fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura të gjitha bashkë. Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm që kjo është një luftë që çdo vend nuk mund ta fitojë dot i vetëm.

Sa më shumë të komunikojmë, të bashkërendojmë fuqitë dhe duke shkëmbyer eksperiencat të njehsojmë qasjet kundër kësaj lufte, duke kursyer aq jetë dhe aq plagë sa mund të kursehen.

Jetët e humbura nga ky agresion janë të pashmangshme. Jemi përpjekur të mësojmë nga të tjerët dhe një nga vendet që kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur komunikim të vazhdueshëm është dhe Turqia.

Besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët, por janë ekspertët. Komiteti Ekspert i Turqisë ka një meritë e cila falë ekspertizës ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes të këtij armiku të padukshëm. Nuk ishin të pakta ato vende të mëdha me burime të mëdha financiare që u gjetën në situata të vështira.

Turqia ndërmori një sërë masash të distancimit social edhe përpara se OBSH ta klasifikonte koronavirusin si pandemi botërore”, tha Rama.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...