VIDEO/ Rama e Veliaj inspektojnë punimet për rindërtimin e shkollave

Kryeministri Edi Rama sw bashku me kryebashkiakun e Tiranws, Erion Veliaj kanw inspektuar sot punimet e ndërtimit të dy shkollave të reja “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”.

Pwrmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se ndërtimi i 17 shkollave të rrënuara nga tërmeti, do të bëhet në bashkëpunim të plotë mes qeverisë e Bashkisë së Tiranës.

Teksa i shpjegon kryeministrit projektin e njërës prej shkollave, Veliaj thotë se në ambientin e jashtëm të tyre do të ketë edhe lulishte ku fëmijët të mund të zhvillojnë orë mësimore.

“Punimet në këtë shkollë me siguri mbarojnë nga fundi i vitit. Pra nxënësit do të kenë mundësinë që të bëjnë  semestrin e dytë të vitit shkollor 2020-2021.

Klasat do të jenë shumë më të vogla. Do të kenë më shumë hapësirë lulishte që disa klasa mund të bëhen në natyrë dhe nuk ka nevojë që të mbahen fëmijët si në kotec. Del nga klasa dhe e bën mësimin në bahçen shkollës”, tha ai.