Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një video nga procesi i rindërtimit në Shijak, ndërsa jep edhe disa shifra, të cilat i shoqëron me një shprehje popullore me të cilën u përgjigjet rivalëve politikë. Duke e demostruar me anë të pamjeve, Rama ia kthen në këtë formë denoncimeve të ardhura nga ana e opozitës.
“RINDËRTIMIVAZHDON
SHIJAK
577 banesa të reja dita ditës po marrin formë për familjet që do të rifuten në shtëpi e që s’kanë krahasim me ato që humbën nëntorin e shkuar.
***qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”.