E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Video që ndryshon historinë/Maradona duke pirë e tymosur pak para operacionit

Diego Maradona, një nga figurat kryesore të futbollit, ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak. Një video e cila po bën xhiron e rrjetit, mund të ndryshojë historinë, ndërsa është filmuar Maradona duke pirë dhe tymosur pak para operacionit në tru. Të tjera të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë, pak ditë pasi familjarët dhe fansat shënjestruan infermieren dhe mjekun personal të Maradonës, për neglizhencë. Por këto prova mund të ndryshojnë tërë rrjedhën e ngjarjes.

Ish-ylli i Napolit mund të shihet në një gjendje të dehur, duke pirë duhan dhe me një shishe ilaçesh në tryezë, mesa duket disa ditë para se ai të operohej për një mpiksje gjaku në tru në La Plata.

Diego Maradona shoqërohet nga Mariano Castro, një mik i ngushtë me të cilin ishte me të gjatë rehabilitimit të tij në një klinikë në Kubë vite më parë. Në një moment në video, Maradona fillon të këndojë “Ohhhh …. Ne do të kthehemi, do të kthehemi, Marcos Paz do të kthehemi …”, së bashku me Castro.

Kjo video është publikuar nga transmetuesi argjentinas, Canal 9, i cili pretendon se ngjarja kishte ndodhur vetëm tri ditë para se shëndeti i Maradonës të përkeqësohej, dhe ai të dërgohej në spital për t’u operuar në tru.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...