Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë me forcë, duke u përplasur me ta, siç duket edhe në videon e Tirana Today.
Ata kanë hedhur sende të forta, shashka dhe tymuese në drejtim të forcave të policisë, ndërsa siç shihet, protestuesit që ndodheshin më pranë kordonit, kanë bërë me shenjë, duke kërkuar që protestuesit që ndodheshin më mbrapa të afroheshin në mënyrë që të arrinin të çanin kordonin.
Në terren janë rreth 1300 forca policie. Një tjetër grup protestuesish që ndodhej pranë Ministrisë së Brendshme është përplasur me efektivët, ndërsa është ushtruar forcë edhe ndaj protestueseve femra.
Forcat e policisë nuk kanë lejuar kalimin nga pedonalja, teksa ministri Lleshaj ka pritur një delegacion holandez. Grupimit të protestuesve i janë bashkuar pak më parë edhe Basha, Berisha e Kryemadhi të cilët kanë marshuar për t’iu bashkuar grupimit tjetër pranë Kuvendit./ Tirana Today