E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

VIDEO/Presidenti Macron goditet me vezë

Gjatë vizitës së tij në Lyon, presidenti francez Emmanuel Macron është goditur me vezë, ndërkohë që ndodhej mes turmës së njerëzve. Badigardët e tij menjëherë e rrethuan, që ky incident mos të përfundonte me pasoja edhe më të rënda.

Macron shihet teksa po përpiqet të çajë turmën e njerëzve, kur papritur dikush e godet me vezë nga pas. Personi që e goditi me vezë, është arrestuar nga shërbimi i sigurisë.

Në qershor të këtij viti, një burrë goditi me shpullë presidentin francez, gjatë një ecjeje dhe takimi me njerëzit në rajonin e Drome, në Francën juglindore. Menjëherë ndërhynë truprojat e Macron, të cilët e tërhoqën dhe shtrinë përtokë burrin, dhe në të njëjtën kohë larguan presidentin. Politikanët e kanë denoncuar me shpejtësi incidentin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...