Moderatorja Arbana Osmani, ka bërë një gjest për tu vlerësuar. Ajo ka gatuar për ekipin mjekësor të Infektivit. Arbana kishte gatuar për ta 100 tiramisu, duke përcjellë plot dashuri në këto ditë mjaft të vështira për bluzat e bardha.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku dëshmon edhe mbështetjen ndaj mjekëve, që po luftojnë për çdo pacient të infektuar me koronavirus.
“Kënaqësi e veçantë për mua të gatuaja 100 Tiramisu surprizë për ekipin mjekësor te Spitalit Infektiv në QSUT, dhe t’jua servirja sot në pushimin e drekës në oborr.
Faleminderit pafund për sakrificën tuaj❤️ (Detajet i keni në stories dhe para se te filloni ju policia e instagramit?, maskat jane hequr vetem pak sekonda kur kemi shkrepur foto e video kujtim)”, shkruan ajo bashkëngjitur videos në fjalë.