E premte, 22 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Video/Përplasi përtokë trajnerin kundërshtar, vjen ndëshkimi i rëndë për Abraham

Kapiteni i Eintracht Frankfurt, David Abraham ka marrë një dënim të rëndë pas goditjes në shpatull që i dha trajnerit të Freiburg.

Federata Gjermane e ka gjobitur me 25 mijë euro dhe shtatë javë pezullim. Por mësohet se ky pezullim nuk është i vlefshëm për ‘Europa League’. Ndërkohë Abraham dhe klubi i tij kanë vendosur të apelojnë vendimin me shpresën për të shkurtuar sado pak kohën e skualifikimit.

Incidenti në fjalë u shënua fundjavën e kaluar në ndeshjen mes Eintracht Frankfurt dhe Freiburg.

Freiburg ishte në avantazh 1-0, kur topi doli jashtë loje në minutat shtesë të lojës. Por kur Abraham shkoi ta merrte topin ai goditi me krah trajnerin Christian Streich, duke e hedhur përtokë.

Pas këtij gjesti, lojtarët dhe stafi i skuadrës së Freiburg i vërsulen të zemëruar futbollistit, duke krijuar kaos në fushë. Abraham u dënua me karton të kuq nga arbitri, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...