E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

VIDEO/Pas suksesit në “Eurovision”, Gjon’s Tears mbërrin në Tiranë

Pak ditë pas përfundimit të “Eurovision”-it, Gjon’s Tears ka mbërritur në Tiranë. Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, fitoi vendin e tretë në “Eurovision”, ku përfaqësonte Zvicrën. Këngëtari me origjinë shqiptare, në një intervistë për “Top Channel” ka rrëfyer se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja.

“Njerëzit janë të interesuar për muzikën time. Me “Eurovision”-in kam pasur mundësinë që t’i prek njerëzit muzikalisht. “Eurovision”-i më ka hapur shumë dyer. Do shkoj në Francë dhe më pas në Spanjë për muzikë. Ishte shumë bukur të merrja pjesë në “Eurovision”, tha Gjoni.

Ai pohoi se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij. “Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë “Albanians Got Talent” dhe “The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë, që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj.

Talenti i tij mori vëmendjen e mediave europiane, të cilat e përgëzuan për performancën dinjitoze. Mediat serbe e sulmuan me artikuj e komente negative pas pjesëmarrjes së tij në “Eurovision”. Gjoni bëri shqiponjën kur Shqipëria i dha 12 pikë, e sipas tyre, ky ishte një provokim, e madje një skandal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një zgjidhje për opozitën!

Nga: Lutfi Dervishi Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit!...

Biden parashikon se Rusia ‘do të hyjë’ në Ukrainë. Gati për luftë?

Presidenti Joe Biden, të mërkurën parashikoi se Rusia "do të zhvendoset" në Ukrainë, duke përmendur shqetësimet ekzistenciale të presidentit të vendit, Vladimir Putin, edhe...

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

“Foltorja” e radhës do të jetë në Rrëshen. Ish-kryeministri Sali Berisha njofton qytetarët se “Foltorja” me demokratët do të jetë në 22 janar, në...

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...