Futboll

Video/ Nuk ndalet mesfushori, braziliani përplas përtokë kundërshtarin

               Publikuar në : 08:08 - 13/08/19 Enno

Futbollisti i njohur, Felipe Melo, i cili ka luajtur për disa skuadra të njohura në Evropë, si Fiorentina, Juventusi, Galatasarai, Inter, dhe Almeria, ka bërë një aksion shumë të rrezikshëm gjatë ndeshjes së fundit të luajtur dy ditë më parë.

Melo njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, teksa është përfolur me dhjetëra herë për ndërhyrjet e tij të rrezikshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Kësaj here një tjetër video e tij është bërë virale në rrjetet sociale. Në ndeshjen e luajtur 2 ditë më parë mes Palmerias dhe Bahia, e vlefshme për kampionatin brazilian, mesfushori goditi me bërryl kundërshtarin, duke e përplasur atë përtokë.

Menjëherë pas kësaj, braziliani 36-vjeçar është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa nga video duket edhe mosaprovimi i tij ndaj këtij vendimi, teksa shihet t’i bërtasë arbitrit.

Felipe Melo prej dy sezonesh tashmë aktivizohet me skuadrën braziliane Palmeiras.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT