E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Video/Nuk donte të shtypte lopën, shkaktoi vdekjen e 600 pasagjerëve

Të paktën 600 njerëz humbën jetën, kur treni në të cilën ata po udhëtonin u zhyt në lumin Baghmati në Indi më 6 qershor 1981. Treni me 9 vagona, dhe me rreth 1.000 udhëtarë, po udhëtonte nëpër shtetin verilindor të Biharit, rreth 400 km larg Kalkutës. Shirat e shumtë, e kishin fryrë shumë rrjedhën e lumenjve.

Në momentin kur treni po i afrohej një ure mbi lumë, mbi binarë u shfaq një lopë. Timoneri që ishte i besimit Hindu, që beson se lopët janë kafshë të shenjta, tentoi që të frenojë me gjithë forcën, duke shkaktuar një tragjedi.

Vagonat rrëshqitën mbi binarët e lagësht, dhe 7 vagonët e fundit u rrëzuan poshtë. Me lumin shumë më lart niveleve të tij normale, vagonat u zhytën me shpejtësi në ujërat e turbullta.

Ekipet e shpëtimit ishin disa orë larg, dhe kur ata mbërritën, gati 600 njerëz kishin humbur jetën. Pas një kërkimi shumëditor, u gjetën vetëm 286 trupa, ndërsa më shumë se 300 të zhdukur nuk u gjetën kurrë. Mjerisht, “shenjtëria” e lopës, ka shkaktuar në Indi edhe aksidente të tjera fatale, me dhjetëra apo qindra të vdekur.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...