E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

VIDEO/Në kërkim të biznesmenit, policia gjen të kërkuarin për dr*gë

Ky është Ferdinant Rrushi, i kërkuar ndërkombëtar për ‘trafik droge’ prej 12 prillit 2021, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastësisht mbasi 43 vjeçari i thirri në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën, i denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha.

Ferdinant Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.

Shtetasi Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij këtu në zonën e 3, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton gjithashtu nga kqyrja e kamerave të sigurisë se automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.

Version se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat, që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në prani të një stacioni.

Me shumë gjasë thonë hetuesit, në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.

Burimet i thonë ‘Top Channel’ njëherazi teksa kanë ndjekur itenerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.

Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin, që sakaq ishte në kërkim nga Italia, po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.

Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine, që njëherazi ka treguar se borxhet që ka patur i ati i ka shlyer ai. /Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...