E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Video/ Momenti kur vërshimi i ujit shemb ndërtesën në Belgjikë

Belgjika është një ndër vendet më të prekura në Evropën Perëndimore si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve të ujit, për shkak të reshjeve të shumta dhe motit të keq.

Sipas autoriteteve belge, deri më tani janë regjistruar mbi 22 viktima dhe një numër i madh banorësh janë evakuar nga disa qytete, ku niveli i ujit konsiderohej kritik dhe me rrezik për jetën e tyre.

Media prestigjoze Sky News, ka publikuar një video nga momenti kur një ndërtesë në qytetin Pepinster, fillon të shembet si pasojë e vërshimeve të ujit. Ngjarja ndodhi live teksa po intervistohej kryebashkiaku i këtij qyteti.

Pamjet tregojnë disa persona që ikin mbi çati. Njerëzit që jetojnë pranë lumit Meuse në Liege, një qytet me 200 mijë banorë u është kërkuar që të lëvizin në zonat që nuk rrezikojnë të përmbyten, dhe trafiku detar është pezulluar për shkak të rrezikut të tejmbushjes së lumit.

Shirat e dendura, për të cilët ekspertët thonë se janë të paprecedentë, janë përhapur në Francë, Luksemburg dhe Holandë dhe pjesë të Zvicrës janë në gatishmëri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...