Video/ Momenti kur Rudolf Nikollaj sulmon besimtarët në xhami

Publikohen pamje nga momenti kur 34-vjeçari Rudolf Nikollaj sulmon me thikë besimtarët në xhaminë ”Dine Hoxha” në kryeqytet.

Nikollaj shihet teksa vrapon dhe një e nga një qëllon me thikë besimtarët, por aa kanë vrapuar dhe fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime të mëdha.

Ditën e sotme, Nikollaj është lënë në burg në akuzën për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, ku hetimet po kryehen nga anti-terrori.

Ndërkohë, familjarët e tij kanë deklaruar se Nikollaj është ka probleme të shëndetit mendor. Ai e ka justifikuar këtë në Gjykatë, ku u shpreh se është përndjekur për 1 vit, ndërsa theksoi se i njeh me fytyrë ata që e kanë përndjekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit, ku Nikollaj terrorizoi Tiranën, pasi hyri në xhami duke lënë të plagosur 5 besimtarë.

Video nga Report Tv