E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Video/ Momenti kur i vendoset tritol shtëpisë së drejtuesit të PD në Shijak

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person i maskuar, ka hedhur një sasi tritoli, drejt banesës së Ilgnor Vorës, kryetarit të grupseksionit të PD në zonën e Shijakut.

Fillimisht, ai afrohet pranë shtëpisë, i ka vënë flakën fitilit dhe më pas ndodh shpërthimi. Menjëherë pas kësaj, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 

Si ndodhi ngjarja

Një sasi lëndë plasëse e dyshuar tritol, shpërtheu  mbrëmjen e djeshme në Shijak, në lagjen ”Kodra”. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së shtetasit Ilgnor Vora, drejtues i PD-së në Shijak. Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

”Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së​ shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.”, informoi policia.

Reagimi i Ilgor Vorës

Në një deklaratë për mediart, Vora është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, dhe se aktualisht nuk është informuar në lidhje me pistën e hetimit.

“Ishte një tritol i shpërthyer pranë derës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Shpërtheu një fitil me lëndë plasëse të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit. Policia e Shijakut dhe e Durrësit po hetojmë. Sa i përket politikës, unë ushtroj gjatë 3 viteve ushtroj detyrën e kryetarit në Shijak. Ne jemi familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një banesë, bashkë me vëllain e madh dhe familjen e tij. Të trembur jemi shumë.”, tha ai.

Lexo edhe :   Adoleshentja që filmoi vrasjen e Floydit fiton çmimin Pulitzer
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...