Politikë

VIDEO/ Momenti kur Clinton anashkalon Edi Ramën, takon presidentin Meta

               Publikuar në : 15:21 - 12/06/19 S.N

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ndodhet për një vizitë në Kosovë në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të saj.

Në aktivitetin e mbajtur sot për kremtimin e këtij përvjetori, ishin të ftuar edhe presidenti Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama të cilët ndodheshin të ulur në rreshtin e parë.

Bill Clinton, në fjalën e tij të mbajtur, shprehu falenderimet ndaj kosovarëve për mikpritjen, ndërsa nuk nguroi të shfaqte emocionet në këtë ditë të shënuar.

Pas përfundimit të fjalës së tij, Clinton zbriti nga podiumi ku edhe përshëndeti liderët e pranishëm në ceremoni.

Clinton takoi kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, duke anashkaluar kështu kryeministrin Rama, i cili ishte ngjitur me Veselin.

Ish-presidenti amerikan mbase nuk e ka njohur kryeministrin shqiptar pasi ky i fundit kishte vënë një palë syze dielli, duke bërë kështu që Clinton të mos ta përshëndesë Ramën.

Mijëra qytetarë të Kosovës dolën në sheshin e Prishtinës, për të pritur me entuziazëm personin që i dha lirinë Kosovës, Bill Clinton.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT