Mediat kosovare kanë publikuar një video të marrë nga kamerat e sigurisë që tregon shpërthimin e bombulës së gazit në restorantin në Ferizaj.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga “Kanal 10”, ora shënon 14:19:12 kur nis shpërthimi dhe vetëm dy sekonda më pas, gjithçka është shkatërruar.
Nga ky shpërthim u plagosën 44 persona, klientë dhe punonjës të restorantit. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërkohë ende nuk dihet se përse shpëtheu bombola e gazit në këtë biznes.