VIDEO/ Momenti historik kur Netanyahu i jep Hotit lajmin për njohjen e Kosovës nga Izraeli

Mediat kosovare kanë publikuar pamjet nga momenti kur kryeministri i Izraelit i jep Avdullah Hotit lajmin për njohjen e Kosovës nga vendi i tij.

Ngjarja ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, teksa ishte presidenti Trump ai i cili ndërmjetësoi arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Izraelit.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, dy vendet konfirmuan se së shpejti Kosova do të bëhet me ambasadë në Jerusalem.