Aktualitet

(VIDEO) Meta mesazh për FA, kërkon modernizimin urgjent të ushtrisë shqiptare


               Publikuar në : 08:37 - 04/12/19 M P

Sot është një ditë e veçantë për forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi shënon 107 vjetorin e krijimit të tyre. Nisur nga situata në vend pas tërmetit, presidenti Meta ka dhënë mesazhin e tij për FA.

Ai ka zgjedhur të postojë një video në facebook, ku tregohet puna e FA dhe ndihma që kanë dhënë për të menaxhuar situatën pas tërmetit. Presidenti u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre burrave dhe grave të FA që gjatë këtyre 107 vite kontribuuan për Shqipërinë. Kreu i shtetit ka kërkuar modernizimin urgjent të ushtrisë që t’i përshtatet nevojave të kohës.

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur! 🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 3. Dezember 2019

Mesazhi i Metës

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxori në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur! 🇦🇱

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT