Polici Berhan Bajrakurti nga Malësia e Madhe u vu në pranga nga kolegët e tij, pas publikimit të video-skandalit. Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, duke i dërguar video me veprime të turpshme.
Në videon e arrestimit, shihet se Bajrakurti mban të veshur uniformën e policisë. Ndërkohë SHÇBA njoftoi se nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambient të mbyllur (banesa personale), kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës. Në lidhje me rastin po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues te mesazhit dhe videos që u dërgua për publikim në media.
https://www.facebook.com/SHCBA.MB/videos/607674476360060/
Njoftimi
Shkodër
“Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vlerësim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe, i dyshuar per vepren penale “Ngacmim seksual”.
Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambjent të mbyllur (banesa personale), kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me të cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.
Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në polici nga ndonjë shtetas për rastin në fjalë.
Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos, që u dërgua për publikim në media.
SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast, apo raste të tjera të denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme”.