Kronikë

Video/ Me maska dhe armë në dorë, ja si u grabit pika e karburantit në Vlorë


               Publikuar në : 16:45 - 11/02/19 Enno

Dy persona të paidentifikuar disa ditë më parë sulmuan dhe grabitën me maska një pikë karburanti në fshatin Novoselë të Vlorës.

Ditën e sotme Report Tv ka bërë publike pamjet e kamerës së sigurisë së karburantit, ku shfaqet ajo që ndodhi natën e grabitjes.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, dy të rinjtë afrohen fillimisht qetësisht pranë kabinës ku qëndronte roja i objektit. Pasi vëzhgojnë të gjithë ambientin me një armë në dorë ata kërcënojnë rojen duke i marrë paratë e xhiros.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, policia nuk ka ende informacione mbi autorët e ngjarjes, ndërkohë që ngjarje të tilla janë të shpeshta në këtë zonë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT