Në ndeshjen kyçe për vendin e parë të Grupit G, Real Madrid shënon i pari në Olimpiko. Përballë Romës vendos momentalisht Gareth Bale. Uellsiani shënon në minutën e 47 golin e avantazhit, duke ndëshkuar prapavijën e verdhekuqve. Një gabim i portierit dhe pastaj edhe mbrojtjes nxorën të lirë Bale për golin e 0-1. Më pas ka shënuar edhe Lucas Vasquez, pasi një asisti mjaft të bukur me kokë të Benzema.
Kërkohet një fitore për të ruajtur vendin e parë në grup dhe Juventus përgjigjet në Allianz Stadium me golin e avantazhit shënuar në minutën e 59 përballë Valencias. Mario Mandzukic ka shënuar golin e avantazhit, por spektaklin e jep Cristiano Ronaldo, me një lëvizje që lë të shtangur mbrojtësin, përpara se të japë asist për kroatin, që e ka të thjeshtë të depozitojë në rrjetë.