E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

(Video) Mahnitëse, penalltia e vitit ekzekutohet në kampionatin rus

Norik Avdaljan, 22-vjeçar, lojtar i ekipit të të rinjve në Premier Ligen ruse, ka të ngjarë të mbahet mend gjatë për mënyrën e ekzekutimin e një penalltie.

Duke demonstruar aftësi mahnitëse akrobatike, ai e gjuajti penalltinë me të djathtën dhe njëkohësisht bëri një rrotullim 180 gradë në ajër.

Portieri mbeti i shtangur ose më saktë ai u mahnit nga akrobacia e Avdaljan, duke e harruar fare rolin në portë.

Avdaljan, i cili luan për Universitetin Kombëtar të Kërkimeve Teknike në Kazan, e ekzekutoi penalltinë e pabesueshme në minutën e 55 duke e kaluar në avantazh ekipin e tij (1-0) kundër rivalëve të Çeboksarjka.

Emri i tij do të ishte përsëri në tabelë 10 minuta më vonë, me një tjetër gol, ndërkohë që skuadra e tij shënoi një fitore 4-0 duke kapur vendin e tretë në Grupin e Parë të Ligës Kombëtare Studentore të Rusisë.

Përktheu: TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...