Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është liruar nga qelia e paraburgimit. Dy ditë më parë lajmi për arrestimin e tij bëri bujë.
Sapo ka dalë nga qelia, Stresi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke tymosur, ndërsa në murin e lagjes shkruhet: “Police mos u dorëzo. Paqe jeshile. Banda e lagjes”.
“Jom shumë i madh për ju, i lirë”, shkruan Stresi në përshkrimin e videos së postuar pak më parë.
Stresi u arrestua dy ditë më parë nga njësia antidrogë në Tiranë me tre akuza, për prodhim e shitje narkotikësh, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzim krimi. Atij iu gjet një sasi kokaine, teksa qëndronte në një lokal në shoqërinë e disa miqve të tij.
Edhe më herët Arkimed Lushaj është përballur me drejtësinë, por arrestimet e tij të bëra nga policia janë rrëzuar në Gjykatë, duke i caktuar hetim në gjendje të lirë.