Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analiza

(VIDEO) Kujt po i shërben sherri politik?!

14:24 | 19/06/2018
in Analiza, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(VIDEO) Kujt po i shërben sherri politik?!

Më 29 Qershor, Brukseli pritet të shprehet mbi negociatat e pranimit të Shqipërisë në Union, ndërkohë situata politike në vend mbetet e tensionuar.   Në skenë ka zbritur sërish çështja e Teatrit Kombëtar. Bashkë me të edhe kryebashkiaku Veliaj.

LEXO EDHE: Video/Dorëzohet Veliaj, Vokshi e përzë. Mazhoranca e ndjek nga pas

Si drejtues i një “cirku shëtitës” (termi që aq shumë e preferon kryebashkiaku t’i etiketojë protestuesit kundër shembjes së teatrit) Veliaj ka ndërmarrë një tur dëgjesash me grupet e interesit mbi ndërtimin e Teatrit të ri.  

Ditën e sotme, ia befti krejt i pa ftuar në Komisionin e Medias, në krah të ministres së Kulturës. Por, iu desh të përballej me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, i cili e nxori me forcë jashtë sallës kryebashkiakun, duke e cilësuar si “mashtrues”, “Zogu i Tiranës”, “vrasës” etj., epitete të cilat Veliaj tentoi t’i anashkalojë me fabulat banale dhe moraliste para mediave.

E gjithë veprimtaria e këtij komisioni u shndërrua në një shfaqje banale, ku askush nuk dëgjonte njeri, dhe të gjithë akuzonin njëri-tjetrin, aq sa shkuan deri në përplasje midis gardistëve dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Sherri dhe sabotimi i çdo aktiviteti të mazhorancës është shndërruar në një instrument të opozitës për të kundërshtuar qeverinë në shumë raste, dhe jo pa të drejtë, duke nisur që nga mënyra sesi Veliaj kërkon të ndërtojë teatrin ashtu edhe me turin e dëgjesave false dhe arritjeve imagjinare të Edi Ramës.

Për këtë të fundit PD organizoi në fundjavë një anti-miting në Dibër, në kohën kur kryeministri kishte shkuar të inauguronte fillimin e punimeve për rrugën e Arbrit.

LEXO EDHE: Video/ “Nuk dalim gjallë nga atje”, biseda që i anuloi Ramës takimin në Mat

Nga përplasja e dhunshme, mbeti i lënduar deputeti Xhemal Gjunkshi, ndërsa u proceduan penalisht 26 militantë. Po në fundjavë Bashkia e Hasit, e drejtuar nga PS shpalli qytetar nderi ish-deputetin Gafurr Mazreku.

Në vjeshtën e vitit 1997, ai plagosi me pistoletë në Kuvend pas një debati për motive të dobëta Azem Hajdarin, liderin e Lëvizjes Studentore.

PD e denoncoi këtë skandal, ndërsa Sali Berisha shkoi më tej duke e kërcënuar Edi Ramën me Kanun. Gjuha e ashpër e ish-kryeministër imponoi distancimin e vonuar publik të Edi Ramës, ndaj “këshilltarëve të papërgjegjshëm”. 

Por kujt i intereson radikalizmi i situatës politike në vend, veçse Ramës dhe dyshes Basha-Kryemadhi. Nëse nuk çelen bisedimet e anëtarësimit, Rama do bëjë fajtore opozitën radikale.

Ndërkohë Bashës, i duhet ky tensionim për të mbështetur tezën, se ky vend është ende larg nga të qenit normal. Ndërsa politikanët bëjnë edhe shiun edhe diellin, të humburit nga këto lojëra bajate janë si zakonisht shqiptarët e thjeshtë.

Përveç largimit masiv nga vendi, këta të fundit s’kanë qenë të aftë t’i japin një përgjigje të fortë kësaj shpure të korruptuarish.

TIRANA TODAY

Tags: hynkomisioni i mediaskujtPDpolitikpunesherriVeliaj

TË LIDHURA

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

15:49 | 30/06/2022
Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi
Bota

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh
Kryesore

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Next Post

Rrëfimi prekës i Lukakut: Kishim marrë fund, nëna e përziente...

Nga fiku tek Zogu i Tiranës/ Të gjitha nofkat e Lali Erit

Nga fiku tek Zogu i Tiranës/ Të gjitha nofkat e Lali Erit

Super Kolumbia, barazon me një “perlë” nga goditje dënimi (Video)

Super Kolumbia, barazon me një “perlë” nga goditje dënimi (Video)

JU REKOMANDJOMË

“U fshehën në bunkerë”, si duken bazat e SHBA-së pas sulmeve me raketa (FOTO)

“U fshehën në bunkerë”, si duken bazat e SHBA-së pas sulmeve me raketa (FOTO)

2 vjet ago
Verë 2017, tendencat e fundit për…

Verë 2017, tendencat e fundit për…

5 vjet ago
Video/ Policia arreston 12 persona në Tiranë

Video/ Policia arreston 12 persona në Tiranë

5 vjet ago
VIDEO/Tensionohet protesta te ‘Astiri’, Forcat Speciale përplasin në tokë Flamur Nokën

VIDEO/Tensionohet protesta te ‘Astiri’, Forcat Speciale përplasin në tokë Flamur Nokën

4 vjet ago




TË FUNDIT

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

by Mar Si
15:49 | 30/06/2022
0

Pas qëndrimit publik të presidentit francez Macron, ku tha se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për...

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

15:03 | 30/06/2022
Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

14:38 | 30/06/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com