Bota

Video/Kancelarja Merkel dridhet sërish në mënyrë të pazakontë

               Publikuar në : 14:23 - 10/07/19 M. S

Ndonëse një zëdhënës i qeverisë gjermane ka qetësuar qytetarët duke thënë se Merkel gëzon shëndet të plotë, videot të cilat bëhen virale dëshmojnë krejt të kundërtën. Kancelarja gjermane ka shfaqur kohët e fundit probleme me shëndetin, ku në disa dalje ajo është filmuar teksa dridhet.

Angela Merkel, brenda një periudhe një-mujore është shfaqur në publik, në aktivitete të rëndësishme duke u dridhur në mënyrë të pazakontë.

Këtë herë, ajo merrte pjesë gjatë një takimi me kryeministrin finlandez, ndërsa episode të ngjashme ka patur edhe më 18 qershor dhe 27 qershor.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe nën vëzhgim.

“Kancelarja ndihet mirë, dhe bisedimet me kryeministrin finlandez po vazhdojnë ashtu siç është planifikuar”, tha përfaqësuesi i qeverisë gjermane.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT