E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Video/ Ja si bëhen testet e shpejta në Tiranë, përgjigjja për 15-30 minuta

Prej ditës së sotme, në Shqipëri po përdoren testet e shpejta, ku përgjigja për një pacient nëse është apo jo i prekur nga Covid-19, del brenda 30 minutave.

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku tregohet mënyra e aplikimit të testeve të shpejta anti-Covid Tiranë.

Në video shfaqen punonjësit shëndetësorë, që shkojnë në një vatër infeksioni, kryejnë testet e shpejta dhe iu japin përgjigjen personave brenda 15-30 minutave.

Postimi i Ramës në Facebook

”Që prej mbrëmjes së 8 Marsit, epidemiologët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për hetimin dhe testimin e qytetarëve të dyshuar për covid19. Siç u zotuam, testimi i shpejtë ka nisur në Tiranë nga ekipet e epidemiologëve të terrenit, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt. Së shpejti, hapen disa pika në qendra shëndetësore për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.’’

Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 695 raste të reja me Covid-19, dhe 17 viktima.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....