Qytetarët grek e kanë quajtur ‘hero’, Kostandinos Kacifas dhe i bënë një varrim si të ishte dëshmor lufte.
Ndërkohë qeveria greke ka pretenduar se Kaçifas është vrarë nga RENEA sepse skuadra policore është e ndikuar nga propaganda anti-greke e nxitur nga qeveria shqiptare, mediat dhe qarqet anti-greke në Shqipëri.
Athina zyrtare mbajti të njëjtin qëndrim edhe kur u publikua video në të cilën duket qartë se Kostandinos Kacifas qëllon me armë automatike drejt policisë në qendër të fshatit.
Por të gjithë grekët që quajnë ‘hero lufte’ një kriminel i cili gjuan me armë drejt policisë duhet të shohin videon që vjen nga vendi më demokratik në botë, SHBA-të.
Zyra e Sheriffit në një qytet të Oklahomës publikoi pamjet filmike të një personi në një makinë të bardhë që u përpoq t’i ikte policisë.
Incidenti përfundoi me vrasjen nga policia të personit i cili nuk iu bind urdhrave të policisë për t’iu dorëzuar atyre.
Autoritetet thanë se personi doli nga makina dhe filloi të qëllonte me pistoletë në drejtim të policisë, para së të qëllohej për vdekje.
Ja se cila është sjellja që të gjithë policitë e botës bëjnë kur dikush qëllon me armë kundër tyre. Këtë duhet ta mësojnë të gjithë grekët që çirren se ju është vrarë ‘heroi’. Ta mësojnë edhe ato eurodeputete që paguhen me taksat e qytetarëve evropianë dhe sillen duke bërë skandale të njëpasnjëshme.
Ndërkohë për videon e publikuar nga Zëri i Amerikës theksohet se pamjet e incidentit, që ndodhi më 8 tetor, u publikuan si pjesë e një hetimi që e nxori të pafajshëm policinë që qëlloi mbi të dyshuarin. Tirana Today