E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

VIDEO/ Grabitjet më të mëdha të bankave në Shqipëri në 26 vitet e fundit

29 janar 1993– Vidhet në Tiranë Banka e Kursimeve. Qeveria e kohës, ia faturoi grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

29 tetor 1998 – Një grup i madh personash të armatosur, grabisin degën e Bankës së Kursimeve në Tropojë, duke marrë 800 milionë lekë të vjetra.

25 mars 2000 – Vidhen 250 milionë lekë të vjetra, përmes një çeku të falsifikuar në Bankën e Kursimeve në Tiranë.

23 gusht 2002 – Tre persona vjedhin dhjetëra miliona lekë, në Bankën Kombëtare Tregtare në Vlorë.

6 maj 2004 – Dy persona grabisin 25 mijë euro, në një pikë të këmbimit valutor në Rrugën e Kavajës në kryeqytet.

28 shkurt 2004 – Grabitet njësia Nr.4 e Bankës së Kursimeve. Autorët ishin punonjës të bankës, dhe shuma ishte 2 miliardë lekë të vjetra.

1 gusht 2008 – Tre persona grabisin filialin e një tjetër banke të nivelit të dytë në autostradën Tiranë-Durrës, duke marrë rreth 30 mijë euro.

13 shkurt 2015 – Tre persona të armatosur, grabisin 2.5 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë, tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.

2 dhjetor 2015 – Pesë persona të maskuar si police, grabisin 3 milionë euro, nga një bankë e nivelit të dytë, që po transportonte paratë jashtë vendit.

30 qershor 2016 – Brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza” grabiten 990 mijë euro, nga një mjet i blinduar që transportonte paratë e një banke private.

9 shkurt 2017 – Grabiten 2.9 milionë euro të një banke të nivelit të dytë, gjatë transportit të tyre për në Rinas.

9 Prill 2019 – Tre persona të armatosur, grabisin sërish në Rinas një shumë të madhe parash, mendohet deri në 10 milionë euro./ Përgatiti Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...