Një grabitje spektatkolare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bari, ku dyshohet se janë vjedhur 2.3 milion euro.
Grabitësit i kanë zënë rrugën një furgoni që transportonte para, të cilët me anë të disa fadromave çanë trupin e tij dhe morën paratë.
Mësohet se autorët kanë qenë katër persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët pasi kryen grabitjen, dogjën dy automjete përgjatë rrugës për të bllokuar trafikun dhe për ta bërë të pamundur ndjekjen e tyre nga policia.
Furgoni ishte drejtuar për në Matera për të furnizuar zyrat postare me paratë e pensioneve. Brenda automjetit të blinduar ndodheshin tre roje sigurie, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim nga fadromat.
Mediat në Itali thonë se autorët kishin mirëmenduar grabitjen dhe mënyra se si e realizuan i ngjan një skene filmi.