Rikthehen sërish maskat në qytetin e Vlorës. Gjatë natës së mbrëmshme është grabitur një karburant në Novoselë, ku dy persona të kamufluar kanë kërcënuar rojen, duke i marrë më pas xhiron ditore afro 35 mijë lekë.
Mësohet se në dëshminë e dhënë në polici, roja ka treguar se ka dëgjuar grabitësit duke i thënë njëri-tjetrit “nxirr pistoletën”.
Më pas, ata kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte roja duke marrë shumën e parave. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.