E premte, 30 Korrik, 2021
36.5 C
Tirana

(Video) Gënjeshtra e Veliajt për Kopshtin Zoologjik

Erion Veliaj para se të merrte drejtimin e Bashkisë së Tiranës premtonte në fushatë elektorale se Kopshti Zologjik në kryeqytet do të merrte drejtimin e duhur.  

Jemi këtu për ta parë jo si një problem por si një mundësi e mirë, që pas 21 qershorit do çojmë edhe kopshtin zoologjik në drejtimin e duhur si një hapësirë dhe frymëmarrje për një qytet që ka më shumë nevojë për paqe sesa për beton”, premtoi Veliaj, më 31 maj të vitit 2015-të.

Por duket se ky premtim i Veliajt, ka mbetur thjesht një premtim elektoral, pasi gjendja e Kopshtit Zoologjik në kryeqytet, ende është e mjerueshme.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka publikuar një video të deklaratave të Veliajt duke i ballafaquar ato sot me gjendjen reale të Kopshtit Zoologjik.

Përralla me kafshët ka treguar Veliaj por realiteti është që kafshët nuk po jetojnë as si kafshë. Premtim i madh elektoral, i përsëritur gjatë daljeve televizive se kopshti zoologjik do ndryshonte dhe do kthehej në një atraksion për Tiranën por edhe në habitat normal për të jetuar kafshët. Brenda dy viteve të mandatit të tij do bashkohej me parkun botanik, do sillte edhe kafshë te tjera dhe nami do bëhej. Në fakt asgjë nuk është kështu, kjo ishte përralla, ose propaganda e radhës”,shkruan Zhupa.

Më tej, zëdhënësja e PD-së thotë që i vetmi ndryshim që është bërë nga Agjencia e Parqeve dhe e Rekreacionit është ndryshimi i emrit në ZooPark. Sipas Zhupës, në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, siç e tregojnë edhe pamjet, mungon ushqimi dhe uji, kafshët dhe shpendët vendosen në kafazë të papërshtatshëm etj.

Miliona merr Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit por të vetmin ndryshim që ka bëre është që Kopshtin Zoologjik nuk e quan si të tille por e quan dhe e prezanton si ZooPark. Duke i bere emrin anglisht i zgjidhem të gjitha hallet!

Vizituam kopshtin zoologjik dhe gjendja është katastrofe. Kafshë në gjendje të sëmurë, shpend në gjendje të plagosur sepse nuk jetojnë në një kafaz të përshtatur për ta, mungon ushqimi dhe uji i bollshëm. Ushqimi me buke të mykur nuk është i përshtatshëm për kafshët. Nuk ka asnjë të dhëne shpjeguese për kafshët që supozohet të vizitojnë qytetaret dhe turistet e Tiranës . Agjencia thotë që kopshti zoologjik ka 30 lloje specie por ato nuk i gjeje në kopshtin zoologjik. Video tregon mashtrimet e Veliajt dhe gjendjen e mjerueshme të kafshëve.

I bëj thirrje organizatave ndërkombëtare në mbrojtje të kafshëve të reagojnë për këtë gjendje”, thuhet më tej në shkrim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koka*na në kutitë e picave/Pronarja e makinës ishte një grua

Detaje të reja janë mësuar sa i takon aksionit të zhvilluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u prangosën 5 persona, dhe 1...

Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit

Nga Blendi Kajsiu (*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’.) Kritika që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi i bëri Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në krah...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës

Pas refuzimit për t'i pritur në zyrë dhe për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit...

Chelsea shijon golat e tij, Armando Broja gati për sfidat e shtatorit

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat...

Brazil/ Rio De Janeiro vaksinon banorët e getos si pjesë e një programi pilot

Mijëra banorë të një lagjeje të varfër në qytetin brazilian të Rio de Janeiros duhet të vaksinohen kundër koronavirusit në një projekt pilot. Projekti do...