Video/ Futbollisti shqiptar shënon me mjeshtëri në Kupën e Mbretit të Spanjës

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Real Valadolidit.

25-vjeçari ekzekutoi saktë goditjen e dënimit duke kaluar topin poshtë murit kundërshtar.

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut barazoi në minutën e 13-të në sfidën e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit. Bardhi njihet si “specialist” i goditjeve të dënimit në Spanjë.

Ky është goli i parë pas 6 muajsh. Për herë të fundit, ai realizoi dopietë kundër Selta Vigos në 16 korrik 2020, sfidë e fituar nga Levante 2-3. Për shkak dëmtimi, ai nuk ka luajtur në 2 muajt e fundit.