E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Video/ Futbollisti shqiptar i shënon Juventusit dhe feston me shqiponjë

Renate po kalon një sezon shumë të mirë në Serinë C, teksa deri në këtë fazë të kampionatit kryson renditjen dhe duket shumë pranë ngjitjes në Serinë B.

Në javën e 17-të, skuadra ku luajnë 3 shqiptarë, si Armand Rada, Elvis Kabashi dhe Erald Lakti, kishte përballë një kundërshtar aspak të lehtë, si Juventusi U-23.

Ishte pikërisht Kabashi, ai i cili i dha fitoren Renates në minutën e 85’. Bardhezinjtë kishin kaluar të parët në avantazh falë golit Korreias në minutën e 65’, por De Sena barazoi shifrat në minutën e 78’, para se Kabashi të përmbyste rezultatin.

Renate në minutën e 84’, fiton penallti dhe te pika e 11-metërshit shkon futbollisti shqiptar, i cili tregohet i saktë dhe menjëherë pas golit nis festën e fitores.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...