E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Video/ Futbollisti i Uellsit rrëzon Edi Reja-n, ”xhindoset” 75-vjeçari

Shqipëria është duke zhvilluar ndeshjen e saj miqësore përballë Uellsit, në stadiumin ”Cardiff City”. Edhe pse ndeshja është disi e vakët sa u takon rasteve për shënim, në minutën e 58-të, pati një ”karambol” midis teknikut Edi Reja dhe futbollistit uellsian Norrington.

Ky i fundit, ishte në duel për topin me sulmuesin Rei Manaj dhe e shtyu shqiptarin tej vijave të fushës. Bomberi lushnjar u rrëzua, duke prekur edhe 75-vjeçarin i cili afër tij, duke u rrëzuar edhe ai.

Në këtë moment, Reja u nervozua me futbollistin e Uellsit, por më pas u çua dhe i jepte direktivat lojtarëve të kombëtares.

Pas shumë insistimesh, gjyqtari i takimit vendosi ta ndëshkojë me karton të verdhë uellsianin, për ndërhyrjen e tij.

 

Formacionet zyrtare 

Uells– (4-4-2): Henesi; Ampadu, Mefam, Dejvis, Uilliams; Levit, Alen, Ramsi, Norrington-Dejvis; Bruks, Roberts. Trajner: Rob Pejxh.

Shqipëria – (3-5-2): Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Çekiçi, Bare, Abrashi, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edoardo Reja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...