Arsenali e mbylli kampionatin me fitoren, teksa triumfoi 2-0 ditën e djeshme ndaj Brajtonit në shtëpi. Kjo ishte ndeshja e fundit e mbrojtësit brazilian, David Luiz, i cili do të vazhdojë karrierën diku tjetër.
Pikërisht gjatë festës me Luizin në fund, mbrojtësi tjetër i Arsenalit, Gabriel, pas një përplasje humbi dhëmbin. Pasi e panë këtë, shokët e skuadrës filluan të qeshnin.
Brazilianit i mbeti mendja aty dhe kur të gjithë ishin larguar, 23-vjeçari rikthehet nga dhomat e zhveshjes në fushë dhe kërkonte dhëmbin.
Gabriel lost a tooth during the farewell celebrations for David Luiz following Arsenal’s win against Brighton! ? pic.twitter.com/vcj1wiuVEg
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 24, 2021