Kuriozitete

Video e pazakontë/ Grupi i të moshuarve sulmojnë me shkop adoleshentin


               Publikuar në : 15:21 - 12/07/19 S.N

Një video ku disa të moshuar godasin një të ri, është duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale. Ngjarja ka ndodhur në një park në Angli. Sipas dëshmitarëve, fillimisht adoleshenti kishte sulmuar një nga burrat. Më pas i ishin hedhur të gjithë, të cilët e godisnin.

Madje, nga pamjet shihet se një nga të moshuarit e godet edhe me shkopin e tij. Për tu pasuar nga një tjetër bashkëmoshatar, i cili e gjuan të riun me një tjetër objekt.

Pas disa përpjekjeve, adoleshenti arrin t’i shpëtojë “sulmit” të moshuarve dhe i largohet. Nga goditjet, 17-vjeçari pësoi disa plagë dhe prerje.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar çështjen. Sipas tyre, rrethanat janë ende duke u investiguar./Burimi: Daily Mail Përshtati: TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT